Megjithëse 2 javë më parë Komuna ka anuluar vendimin për dhënien e një parcele prej 25 arësh në shfrytëzim për 99 vjet në të cilën parashihej rrënimi dhe ndërtimi i 3 objekteve banesore, e njëjta pikë është futur në agjendën e seancës së konvokuar për 9 mars.
Me këtë pikë parashihet miratimi i punës së komisionit për vazhdimin e këtij procesi, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nga fillimi i këtij procesi, Komuna ka iniciuar procedura në mënyrë të jashtëligjshme për dhënien e kësaj parcele në shfrytëzim, derisa në banesat e vjetra mbi prona publike, banorët duhet të kenë bashkëpronësi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Në Ferizaj dështon dhënia e parcelës banesore në shfrytëzim për 99 vjet
-
Banorët akuzojnë Komunën e Ferizajt për shpërfillje kërkesash për bashkëpronësinë
-
Bashkëpronarët kundër koncesionimit të parcelës
-
LVV-ja kundërshton dhënien në shfrytëzim të pronave pranë spitalit në Ferizaj
-
MAPL-ja gjen shkelje ligjore në katër vendime të Kuvendit Komunal të Ferizajt