Pak ditë pasi Top Channel solli historinë e një 12-vjeçareje nga fshati Polis Sheh i Librazhdit, që ishte fejuar nga prindërit, vjen edhe versioni i dhëndrit Alfred Karaj, 24-vjeçar nga fshati Kaliveç i Gramshit.
Ai tregon sesi e ka njohur të miturën.
“Jemi njohur me mbles. Goca ka rënë dakord, kanë ardhur njerëzit dhe kanë parë, gjithçka në rregull. Kemi bërë marrëveshje”, thotë ai.
Pyetjes nëse ka dijeni se e kap ligji për martesë nën moshën 18 vjeç, Alfredi i përgjigjet: “Pse, do të rrime beqarë ne?”
I riu këmbëngul se vajza është 14 vjeç, duke e konsideruar këtë si moshë më të lejueshme.
Edhe
15 vjeçarja që po avokon kundër martesave të hershme merr çmim kanadez
“E kam pasur një herë vajzën në shtëpi, pastaj e kam çuar prapë lart”, rrëfen ai, duke iu referuar fshatit malor ku jeton nusja e tij 12-vjeçare.
Në ndryshim nga xhaxhai i vajzës, i cili më herët tha për Top Channel se prindërit e saj janë të papërgjegjshëm, Alfred Karaj ka një tjetër pretendim.
“Prindërit janë njerëz normalë dhe nuk dëgjuar asgjë për ta”.
Duke u mbrojtur nga e gjithë kjo ngjarje që e vuri në qendër të vëmendjes, ai thekson se do ta presë vajzën të mbarojë shkollën, e më pas të martohen.
“Nuk kam kushte ekonomike që ta çoj në shkollë të lartë, por të mesmen do ta mbarojë”.
Edhe
24-vjeçari martohet me kushërirën 81 vjeçare, autoritetet dyshojnë
Alfredi kërkon që të tjerët të mos ndërhyjnë në këtë situatë, sepse gruaja e tij s’ka ankesa për të dhe se është jeta e tyre private.
I pyetur nëse 12-vjeçarja e ka marrë e vetme këtë vendim, 24-vjeçari shprehet: “Do të rritet avash-avash”.