Këshilli i Bashkësisë Islame i Viti ka reaguar ndaj dëmtimit të rrethojave të varrezave të fshatit nga punimet që i ka kryer Komuna për shtrimin e një rruge fushore në fshatin Sllatinë e Poshtme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Projekti i Komunës për shtrimin e rrugës fushore me zhavorr lidh këtë fshat me lokalitete të tjera dhe ka pasur ndërhyrje në parcelën e varrezave me ç’rast është hequr një pjesë e rrethojave mbrojtëse me qëllim që të rregullimit të terrenit për shtrimin e rrugës fushore në atë zonë. Husamedin Hoxha, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti ka deklaruar se Komuna ka bërë devijimin e projektit duke ndërhyrë në pjesën e varrezave të fshatit, duke mos u konsultuar me komunitetin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Opozita në Lipjan kërkon hartimin e rregullores së re për ceremonitë e varrimeve
-
Banorët e Brusit me vetëfinancim rregullojnë rrugët e fshatit
-
Banorët e Brusit tash 11 vjet kërkojnë shtrimin e rrugëve me zhavorr
-
Rruga e varrezave, kërcënim për fshatin Bogë sa herë ka reshje
-
VV-ja ironizon me kryetarin e Vitisë duke krijuar një rrethrrotullim prej gomave