Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Detaje për përjashtimin e 5 administratorëve nga testi i Maturës

Ministria e Arsimit ua ka ndaluar 5 administruesve që të marrin pjesë në testet e maturës shtetërore, pasi nuk kanë qenë të përgjegjshëm në kryerjen e detyrave të tyre. Ndryshe, testi në ditën e tretë është mbajtur në regjionin e Prizrenit, ku sipas zyrtarëve arsimor, nuk është raportuar për ndonjë parregullsi.

Për shkak të papërgjegjësisë, 5 administrues më nuk do të kenë të drejtë që të angazhohen në testin e maturës shtetërore.

Këtë vendim e ka marrë Ministria e Arsimit.

Në vendim thuhet se Selami Sherifi, Agim Shaqipi, që kanë qenë administrues nëpër qendra në Kamenicë, Albulena Raci, Bajram Hashani dhe Kimete Maxhuni në kryeqytet, nuk e kanë kryer detyrën siç duhet.

Ndryshe, në ditën e tretë, testi i maturës shtetërore u mbajt në rajonin e Prizrenit.

Edhe Amnisti kopjuesve Arbëri 3 j. më parë Amnisti kopjuesve

Në këtë komunë, afër 3 mijë maturantë iu nënshtruan këtij testi vlerësues.

Në gjithsej 19 qendra e 13 shkolla, sipas zyrtarëve të Maturës Shtetërore, nuk ka pasur asnjë parregullsi dhe gjithçka ka shkuar mirë.

Edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka vizituar shkollat, ku është mbajtur testi dhe ka uruar maturantët.

Maturantët thonë që nuk kanë pasur vështirësi në test.

Ndryshe prej viteve të kaluara, këtë herë testi i maturës po mbahet 4 ditë në katër regjione të ndryshme, siç është thënë, për t’i evituar parregullsitë.

Edhe Testi i Maturës sërish rrjedh online Arbëri 1 muaj më parë Testi i Maturës sërish rrjedh online

Por, përkundër kësaj, testet me pyetje dhe përgjigje janë shpërndarë në rrjetet sociale edhe këtë vit.