Naser Shala nuk ka marr votat e mjaftueshme të deputetëve për postin e drejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.
Në këtë garë Shala kishte konkurrente Florije Kikën. As kjo e fundit nuk ka marr votat e mjaftueshme për këtë post.
Vota nuk kanë marr as Milaim Çekaj dhe Mark Buzhala të cilët kishin garuar për postin e zëvendësdrejtorit të kësaj Agjencie, transmeton kp.
Naser Shala i cili njihet me pseudonimin e luftës “Ftyra” ka qenë i akuzuar për krime luftë në rastin “Kleçka” së bashku edhe me zëvendëskryeministrin aktual Fatmir Limaj dhe tetë të akuzuar tjerë.
Pasi që nuk morën votat e deputetëve konkursi për këto dy poste do të përsëritet.
Artikuj të ngjashëm
-
Naser Shala në krye të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës
-
Shalës nuk i bëjnë përshtypje deklaratat e ambasadorëve, thotë se u zgjodh nga Kuvendi
-
Edhe Ambasada e SHBA-së tërhiqet nga Bordi i Agjencisë së Pronës
-
Kosnett e O’Connell të ashpër ndaj mbetjes në detyrë të Shalës në krye të Agjencisë për Verifikim të Pronës
-
Oda Amerikane: Kuvendi duhej vlerësuar profesionalizmin dhe jo lidhjet politike në zgjedhjen e kreut të Agjencisë e Pronës