Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon seanca ndaj Enver Sekiraqës

Seanca fillestare ndaj Enver Sekiraqës, e paraparë të mbahet këtë të enjte pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore të Prishtinës, nuk është mbajtur, raporton KTV.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, nuk kanë dhënë arsye lidhur me mosmbajtjen e seancës, e për anulimin e saj nuk ka qenë e njoftuar as mbrojtja e Sekiraqës.

Pasi fillimisht nga Gjykata Themelore e Prishtinës ishte dënuar me 37 vjet burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, rasti ndaj Sekiraqës është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Artikuj të ngjashëm