Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon rregullimi i hapësirave publike të banesave kolektive në Podujevë

S’është punuar asgjë sivjet në projektin për rregullimin e hapësirave publike përreth banesave kolektive në rrugën “20 Qershori”, përballë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Edhe pse kishte nisur vitin e kaluar, ky projekt ende është larg përfundimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtarët komunalë nuk kanë treguar pse janë duke u zvarritur punët aty, edhe pse kjo u ishte kërkuar që para dy javësh. Gjithçka kishte nisur me vonesë rreth këtij projekti.

Fillimisht projekti ishte zvarritur për shkak të mungesës së një projekti zbatues që Komuna nuk e kishte bërë me kohë. Ndërsa, tashti së voni pas fillimit të punimeve komunarët kanë thënë se puna ishte ndërprenë për shkak të motit dhe se ai projekt do të vazhdojë gjatë këtij viti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.