Komuna e Prizrenit gjatë vitit 2017 nuk ka arritur që të realizojë projektin për ndërtimin e Zyrës së gjendjes civile në fshatin Lubinjë, me gjithë faktin se e kishte buxhetuar në këtë vit këtë investim kapital, shkruan sot Koha Ditore.
Pengesë për jetësimin e këtij projekti sipas zyrtarëve komunalë ka qenë çështja e mungesës së pronës komunale në këtë lokalitet. Por ky arsyetim është mohuar nga përfaqësues të këtij fshati, që ndahet në pjesën e epërme dhe të ulët, të cilët kanë shprehur qëndrimin se zyrtarët e Ekzekutivit lokal nuk kanë treguar interesim të duhur për realizimin e këtij projekti meqë as nuk kanë komunikuar në mënyrë të rregullt për këtë çështje me drejtuesit e fshatit.
këtë situatë kjo zyrë duhet të vazhdojë që të funksionojë në ndërtesën e vjetër, që sipas zyrtarëve lokalë por edhe banorëve të fshatit është e vjetër dhe e amortizuar, ani pse herë pas here gjatë viteve të fundit janë realizuar intervenime në strukturën e saj.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Zyrat e gjendjes civile të dy fshatrave prej 2 vjetësh, jofunksionale
-
Zyra e gjendjes civile, e ndërtuar më 2005, nuk u funksionalizua asnjëherë
-
LDK-ja e Prizrenit akuzon qeverinë lokale për mosrealizim të projekteve të mirëqenies sociale
-
Dështon funksionalizimi i Zyrës së Gjendjes Civile në Gjonaj
-
Komuna e Obiliqit nuk e funksionalizon objektin e Zyrës së vendit