Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Administratës gjatë vitit 2017, nuk ka arritur që ta realizojë projektin për digjitalizimin e proceseve të brendshme dhe menaxhimin e tyre.
Për këtë politikë publike nga granti qeveritar planifikohej që gjatë këtij viti të shpenzohen 30 mijë euro, të cilat pas dështimit të projektit do të kthehen si suficit në buxhetin qendror, shkruan sot “Koha Ditore”.
Drejtori në detyrë i Administratës së Komunës së Prizrenit, Ilir Baldedaj, ka bërë të ditur se projekti në fjalë nuk është zbatuar për shkak të gabimit në kod, që nuk është përmirësuar pavarësisht përpjekjeve të bëra në këtë drejtim.
“Në buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2017, te investimet kapitale të DA-së është planifikuar realizimi i projektit ‘Digjitalizimi i proceseve të brendshme dhe menaxhimi i tyre’. Mirëpo projekti nuk është jetësuar pasi që ka pasur telashe me çështje të kodit, sepse ka qenë gabim kur është votuar në Kuvendin e Komunës. Pastaj ne, përkatësisht Drejtoria e Financave është marrë me këtë çështje, duke e dërguar në Ministrinë e Financave për ndryshim të kodit por asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje”, ka thënë Baldedaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Prizreni me 5.4 milionë euro suficit, opozita e quan dështim
-
Prizreni për 9 muaj ka shpenzuar vetëm 32 për qind të buxhetit për projekte kapitale
-
Prizreni nuk i përmbush kushtet minimale për grantin e performancës komunale
-
Prizrenit vjet i kanë shkuar afër 4 milionë euro në suficit nga granti qeveritar
-
Prizrenit vjet i kanë tepruar 3.5 milionë euro nga granti qeveritar