Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, shkak fushata

Në mungesë të kuorumit nuk është zhvilluar sot mbledhja e Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, në të cilën do të raportonte ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Në mbledhje kanë munguar anëtarët, tre prej të cilëve janë në balotazh për zgjedhjet lokale, Mimoza Kusari-Lila, Qendron Kastrati dhe Gani Dreshaj, transmeton RTK, sipas të cilës ka munguar edhe anëtari tjetër, Dardan Molliqaj.

Ministri Lluka ka shprehur interesin të raportojë në ditën e sotme, por u tregua i gatshëm të raportojë kurdo që të mbahet mbledhja e radhës për prioritetet e ministrisë që ai drejton.