Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështimi për t’u votuar projektligji për rimëkëmbje ekonomike vlerësohet negativ për Kosovën

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka thënë se është veprim me pasoja negative mosvotimi i projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Ai ka deklaruar se bizneset po ballafaqohen me shumë vështirësi dhe, sipas tij, këtë deputetët nuk po e kanë parasysh.

Por ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, ka thënë se projektligji në fjalë nuk i ka përmbushur kërkesat e qytetarëve e komunitetit të biznesit, raporton KOHA.

Ai ka thënë se Kosovë u dëshmua se dominon agjenda politike para asaj ekonomike.

Se përfaqësuesit politikë po i shohin kalkulimet e tyre para interesit shtetëror edhe në ekonomi, e thotë edhe njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadriaj. Por, ai deklaron se ka pritur menaxhim më të mirë nga kryeministri Avdullah Hoti.

Edhe Në përpjekjen e tetë, me 72 vota miratohet Projektligji për rimëkëmbje ekonomike Video Në përpjekjen e tetë, me 72 vota miratohet Projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Kadriaj thotë se zgjidhja është të merren kredi të buta, që do të shkaktonin ndryshime rrënjësore në ekonomi.

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qeveria Hoti është qeveri e pakicës dhe nuk ka as mbështetje popullore, prandaj, sipas saj, një ekzekutiv i tillë duhet të largohet sa më parë.

Haxhiu thotë se kjo më së miri u pa në seancën e djeshme, ku koalicioni qeverisës kishte vetëm 45 vota kur u bë përpjekje për votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.
 

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike për në dy tentime në Kuvend nuk arriti të marrë më shumë se 45 vota të deputetëve, me gjithë thirrjet e ministres së Ekonomisë.

Projektligjin nuk e votuan Vetëvendosje dhe PDK-ja, të cilat patën vërejtje të shumta.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike parasheh ndryshimin e përkohshëm të rreth tri ligjeve të tjera, që do të ndihmonin në mbledhjen e financave për Fondin e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Edhe Për miratimin e projektligjit për rimëkëmbje, kërkohet përfshirja e rekomandimeve të opozitës Arbëri Për miratimin e projektligjit për rimëkëmbje, kërkohet përfshirja e rekomandimeve të opozitës

Me këtë projektligj u garantohet qasje qytetarëve të Kosovës në llogaritë e tyre të kursimeve pensionale për tërheqjen prej 10%, po ashtu edhe të mbi 100 milionë eurove nga ana e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Kuvendi i Kosovës me seancën e së premtes ka përfunduar sesionin pranveror.