Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështimi diplomatik i Kosovës në Interpol

Kosova nuk do të kandidojë për anëtarësim në Interpol në takimin e radhës.

Këtë vendim e ka marrë kryeministri Ramush Haradinaj. Ai ka vendosur që kandidimin ta shtyjë për një tjetër takim të kësaj organizate.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arsyet e tërheqjes nga kandidimi i ka treguar mbrëmë në Interaktiv zëvendësi i parë i Haradinajt, Behgjet Pacolli, i cili tha se një gjë e tillë është bërë për shkak se ende nuk janë siguruar votat e mjaftueshme për anëtarësim.

Ai tha se duhet përgatitje për takimin në Abu Dabi, në mënyrë që të mos ketë zhgënjim.

Pacolli ka thënë se për pak ditë pune ka siguruar 25 nota verbale që konfirmojnë mbështetjen në samitin e radhës të Interpolit, por që është shumë larg numrit të mjaftueshëm të votave për pranim. Aty ka thënë se duhet të jenë 115 vota pro.

Për këtë mosanëtarësim, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fajësuar pikërisht qeverinë e re. LDK-ja thotë se tash pret se çfarë do të ndodhë me liberalizimin e vizave, me demarkacionin, me asociacionin, me krijimin e ushtrisë që, siç thotë në reagim, u dëmtua për shkak të protagonizmit pa frerë.