Kryeministri Ramush Haradinaj, pas vizitës që i bëri Komunës së Drenasit, gjatë ditës ka vizituar edhe kryetarin e komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, të cilët fillimisht në takim shkëmbyen dekorata për njëri tjetrin.
Haradinaj i dorëzoi Jasharit dekoratën “Viti i Skënderbeut”, në shenjë falënderimi për të rënët e familjes Jashari.
Po ashtu edhe kryetari Jashari i dhuroi një dekoratë me fotografi të komandantit legjendar Adem Jashari, në shenjë falënderimi për punën, siç tha ai, të jashtëzakonshme që po e bën kryeministri Haradinaj.
Pas takimit, Jashari tha se kanë diskutuar për shumë vështirësi që i ka komuna, për borxhet e mëdha të komunës, për Parkun e Biznesit, për gjendjen e shkollave dhe Shtëpisë së Kulturës, raporton KP.
Haradinaj tha se kryetari Jashari është një shkollë e mirë qeverisëse.
Ai ftoi Jasharin që në një mbledhje të ardhshme të Qeverisë t’i prezantojë problemet që e preokupojnë Skenderajn.
Edhe
Jashari e Lladrovci te varrezat e Jasharajve zotohen për të punuar në të mirë të Drenicës
Në takimin mes Haradinajt dhe Jasharit është biseduar edhe për varrezat e dëshmorëve në Polac që janë në gjendje të keqe.
Haradinaj tha se së shpejti do të bëhet zhvarrimi i dëshmorëve nga Polaci për në kompleksin memorial në Marinë.