Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dëshmitari Rrahimi: Salih Mustafën për herë të parë e kam parë në TV

Dëshmitari në rastin e Salih Mustafës, Shaqir Rrahimi

Shaqir Rrahimi është dëshmitari i dhjetë i mbrojtjes së Salih Mustafës. Rrahimi po dëshmon të mërkurën pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Rrahimi tregoi se si e kishte ndihmuar dhe transportuar Nuredin Ibishin dhe Kapllan Parduzin pasi ishin plagosur në ofensivën e 9 prillit 1999, ndërsa u shpreh se Salih Mustafën fatkeqësisht nuk e ka njohur në prillin e vitit 1999 dhe për herë e parë e ka parë në televizor.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Shaqir Rrahimi, tregoi në periudhën kohore janar-qershor 1999 nuk ka marr pjesë në ndonjë ofensivë, por ka përjetuar sulmin nga forcat serbe të 9 prillit në Surdull ku kishin mbetur të plagosur dhe të vrarë, ndër ta të plagosur tregoi se ishin edhe Nuredin Ibishi dhe Kapllan Parduzi.

Avokati Shala: A keni qenë në Sudull apo Orllan

Dëshmitari: Unë kam qenë në fshatin Turuçicë

Edhe Ibishi: BIA ka pasur detyra në aspektin e furnizimit dhe pranimit të refugjatëve Arbëri Ibishi: BIA ka pasur detyra në aspektin e furnizimit dhe pranimit të refugjatëve

Avokati: Si e keni kuptuar se janë vrarë dhe lënduar civilë apo ushtarë gjatë atij sulmi.

Dëshmitari: Më 9 prill forcat serbe kanë marrë një aksion në fshatin e quajtur Surdull. Më 10 prill 1999 është plagosur komandat Leka, Nuredin Ibishi, me gjithë Kapllan Parduzin me pseudonimin Korabi. Në atë pjesën në fshati Turuçicë e gjithë popullata e Llapit, duke ja nisur nga Bradashi, Llapashtica Dobratinë ka qenë në fshatin përreth Orllanit, fshatrat Turuçicë, Rakinicë, Muhazob, Kushenicë.

Avokati Shala: E ju si e kuptuat se janë plagosur Nuredin Ibishi dhe Kapllan Parduzi.

Dëshmitari: Se na bënim furnizimin e popullatës, duke shpërndarë ndihma popullatës, miell dhe gjëra elementare, çka mundeshim me siguri, najlon për mbulesë, sepse njerëzit flinin në fushë, edhe popullata normal që e kishte dëgjuar atë ngjarje dhe u folke nëpër popullatë atëherë, kur kam dëgjuar se është plagosur komandant Leka, ka qenë një Spital i improvizuar, por nuk ka qenë spital ai u kanë stallë me një tepi dhe sfungjerë dhe kam shkuar në atë spital të improvizuar dhe e kam parë gjendjen e Nuredin Ibishin dhe Korab Parduzit. Aty ka pasur dhe të tjerë qytetarë dhe fëmijë të plagosur.

Avokati: Pse ju shkuat ta vizioni Nuredin Ibishin?

Dëshmitari: E kam vendas është i Orllanit e kam edhe kushëri jemi të një gjaku, e ndjeja obligim moral me shkua me vizitu dhe nëse ka nevojë me ndihmua diçka.

Më pas i pyetur nga avokati, Betim Shala, se si kishte vepruar për ta ndihmuar Nuredin Iibishin dhe Kapllan Parduzin, për të marrë trajtim më të mirë mjekësor, Rrahimi tregoi se si me traktorin e tij i kishte bartur ata deri në Rimanishtë, udhëtim ky i cili tha se ka zgjatur 48 orë.

Avokati Shala më pasi pyeti dëshmitarin , Shaqir Rrahimi, se a i kishte përcjell dikush gjatë këtij rrugëtimi dhe ai tha se fillimisht e kishin përcjell deri në Kushevicë me dy traktorë Rrahman Zeka dhe Sabit Rrahimi, ndërsa nga fshati Koliq e deri në Rimanishtë është përcjell nga dy persona me një traktorë i cili ka qenë në largësi 200 metra.

Tutje ai tha se këta dy persona nuk i ka njohur, por e di që kanë qenë civilë dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me ta.

Më pas mbrojtja e Salih Mustafës, dëshmitarin e ka ballafaquar me dëshminë e tij dhënë për palën mbrojtëse. Derisa ishte pyetur nga avokati mbrojtës se a i dinte emrat e personave që i shoqëronin, ai kishte thënë se nuk i mban mend por të paktën dy herë njerëzit kishin thirr emrin Cali. Dëshmitari edhe sot para trupit gjykues pranoi se kështu kishte ndodhur.

Avokati: A ju kujtohet që mbrojtjes së Salih Mustafës i keni dhënë deklaratë?

Dëshmitari: Po

Avokati Shala: Në pyetjen e avokatit mbrojtës a i dini emrat e tyre ju jeni përgjigjur nuk mbaj mend, por të paktën dy herë njerëzit thërrisnin emrin Cali, Cali. A ju kujtohet që keni thënë kështu?

Dëshmitari: Po

Avokati Shala: A mund të na tregoni a e keni dëgjuar emrin Cali, Cali?

Edhe Parduzi në seancën ndaj Mustafës: E them atë që di, jo çka dëshiron Prokuroria Speciale Arbëri Parduzi në seancën ndaj Mustafës: E them atë që di, jo çka dëshiron Prokuroria Speciale

Dëshmitari: Deri te Koliqi, nuk jam i sigurt se si quhet vendi, vetëm dy persona kanë ardhur në traktor për mua janë të panjohshëm atëherë kam thënë dhe tani po e them se kanë thënë Cal a shkojmë djathtas a majtas kaq edhe unë me ata persona nuk jam takuar.

Avokati Shala: A keni pasur mundësi me i pa fizikisht këta persona?

Dëshmitari: Fizikisht në një distancë thash kam pasur mundësi po.

Dëshmitari i mbrojtjes së Salih Mustafës, Shaqir Rrahimi tregoi se gjatë muajit prill 1999 nuk e kishte njohur Mustafën, dhe asnjëherë nuk e ka parë deri pas arrestimit të tij kur ka dal në TV.

Avokati Shala: A e keni njohur Salih Mustafën në muajin prill 1999?

Dëshmitari: Për fat të keq timin nuk e kam njohur.

Avokati Shala: Sot a e njihnin Salih Mustafën?

Dëshmitari: Nuk e kam parë kurrë, deri në televizor kur e kam parë.

Avokati Shala: A e dini Salih Mustafa a ka nofkë a e thërrasin edhe ndryshe?

Dëshmitari: Kam dëgjuar përmes televizorit pasi është bërë publik arrestimi i tij, atëherë kam kuptuar se e ka nofkën Cali nuk e kam dëgjuar përpara/

Avokati Shala: At personin Cali që e keni parë nga fshati Turuçicë e deri në Rimanisht nga kujtesa juaj a mund të jetë Salih Mustafa ai person?

Dëshmitari: Janë bërë 23 vite është pak problem se ka ndryshuar 23 vite janë shumë, nuk mund ta përcaktoj saktë, këtu nuk kam përgjigje.

Dëshmitari i mbrojtjes së Salih Mustafës, Shaqir Rrahimi tregoi se ka qenë pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa tha se pozita e tij ka qenë pozitë e çlirimit të atdheut dhe të kombit.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafës.

Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte.

Edhe Dëshmitari thotë se Salih Mustafa dy herë në prill të vitit 1999 ishte në shtëpinë e tij në Barilevë Arbëri Dëshmitari thotë se Salih Mustafa dy herë në prill të vitit 1999 ishte në shtëpinë e tij në Barilevë

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues ai është deklaruar i pafajshëm./KSP