Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deri në dy orë pritjet për dalje në Merdar

Deri në dy orë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova, në pikë kalimin kufitar në Merdar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kolonat në atë pikë kufitare janë të gjata deri në 550 metra.

Pritje të premten ka edhe te Dheu i Bardhë, të cilat po shkojnë deri në një orë. Kolonat në këtë pikë kufitare janë të gjata deri në 300 metra.

Në pikë kalimet e tjera kufitare pritjet janë të shkurtra.

Image