Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deri në dy orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova në Merdar

Kolonat e pritjes për të dalë nga territori i Kosovës nëpër pikat kufitare, veçse janë zgjatur.

Deri në dy orë e gjysmë janë duke pritur qytetarët për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Merdar, e vetëm gjysmë ore më pak në Muçibabë.

Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, të përditësuar gjatë pasdites të së mërkurës, kolona e veturave që janë duke pritur të dalin nga Kosova në këto dy pika kufitare është 800 metra.

Në pikat e tjera nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje.

Image