Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së premtes dhe së shtunës pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale pritet të shkojnë rreth -4 gradë Celsius deri në 0 ndërsa ato maksimalet ndërmjet 13 dhe 15 gradë.
Për shkak të ngricave në mëngjes, IHMK-ja ka këshilluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion.