Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dërgohet në spital me shenja gripi, humb jetën vajza nga Durrësi

Ka ndërruar jetë vogëlushja 7-vjeçare që u paraqit mbrëmë në urgjencën pediatrike të spitalit të Durrësit me shenja gripi.

7-vjeçarja, nxënëse e klasës së dytë, u dërgua në pediatri nga dy prindërit e saj pasditen e djeshme me shenjat e gripit dhe më pas ra në koma, për të mos u zgjuar fatkeqësisht më kurrë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shefi i Pediatrisë së Durrësit, Fatmir Shahini, tha për “DurrësLajm” se paraprakisht dyshohet që vajza të ketë pasur formën më agresive të gripit, atë toksik.

Pritet që ekipi mjekësor të mblidhet dhe të analizojë gjithë rastin dhe zbardhjen e arsyeve që çuan në vdekjen e vogëlushes 7 vjeçe nga Durrësi.