Kosova vazhdon të përballet me atë që njihet si fushata e Serbisë për çnjohje, si dhe përpjekjet për të penguar anëtarësimin e shtetit në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Nga partia në pushtet thonë se sfida e pandemisë, kriza energjetike, inflacioni e procesi i dialogut, kanë ndikuar në ngadalësimin e këtyre proceseve.
Pak kohë para se shteti t’i rrumbullakojë 15 vjet pavarësi, Qeveria e Kosovës ka zyrtarizuar kërkesën për t’u bërë pjesë Këshillit të Evropës dhe për të fituar statusin e vendit kandidat për Bashkim Evropian.
Procesi drejt Këshillit të Evropës ka ecur goxha shumë thotë kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbreshë Kryeziu, por sipas saj, këto janë zhvillime që duhet mbajtur të mbyllura në mënyrë që të mos dëmtohet procesi.
“Situata gjeopolitike që ka ndodhur, lufta e Rusisë në Ukrainë, qasja e Serbisë, pra mos vënia e aksioneve pra moskoordinimi në politikën e jashtme me BE-në dhe SHBA-në, të mos vendosin sanksione ndaj tyre (Rusisë) dhe të mos dënojnë luftën që ata e kanë nisur në Ukrainë, krejt kjo ka shkaktuar një pozicion jo të favorshëm të Serbisë për të bërë fushatë kundër Kosovës në këtë moment. Kjo e ka ndihmuar Kosovën që t’i kalojë shumë më shpejtë sfidat tona të aspektit të integrimit evropian dhe ka shkaktuar një situatë shumë pafavorshme te Serbia për të bërë në këtë moment kundër fushatë për Kosovën”, tha ajo për KosovaPress.
Ajo shtoi se Kosova është më afër se ndonjëherë procesit integrues.
“Ka pasur një lëvizje të jashtëzakonshme përgjatë këtyre dy vjetëve dhe tash ka lëvizje edhe tek pesë shtetet mosnjohëse pra që janë aktualisht pesë shtete që janë pengesa e të qenurit anëtare e Bashkimit Evropian, po e them pengesa jo në atë kuptimin që po e pengojnë më sepse edhe vet këto pesë shtete kanë lëvizur dhe qëndrimi i tyre tashmë është dukshëm ndryshe karshi Republikës së Kosovës, por duke e pasur parasysh që jemi në një fazë tejet delikate që po përfshihet edhe çështja e dialogut jashtëzakonisht shumë në krejt procesin integrues neve na duhet që shumicën e zhvillimeve që kanë ndodhur në raport me këto pesë shtetet t’i mbajnë konfidenciale sepse është shumë e rëndësishme që në këtë rast Serbia mos ta kuptojë cila është strategjia jonë në arenën ndërkombëtare, qoftë me këto pesë shtetet mosnjohëse, qoftë me shtetet e tjera që janë anëtare të organizatave ndërkombëtare ku ne synojmë të bëhemi pjesë”, theksoi Kryeziu.
Edhe
Kryeziu e LVV-së: Kosova është gjithmonë e gatshme të ecën përpara në dialogun me Serbinë
Kryeziu deklaroi që Serbia po vazhdon përpjekjet e saj për çnjohje por shton se institucionet e Kosovës po bëjnë punën e tyre që këto qëllime të mos arrihen.
“Brenda kësaj periudhe kohore sigurisht ne jemi përballë me shumë sfida sepse ka qenë pandemia, ka qenë kriza energjetike, mandej inflacioni, ka pasur kriza të njëpasnjëshme dhe sigurisht që krejt ato qëllimet kanë qenë domosdoshmërisht të orientuara në tejkalimin e këtyre tri sfidave që nuk kanë qenë fatkeqësisht vetëm tek ne sepse janë kriza globale”./ KP
-
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtetet që s’e njohin Kosovën
-
Joveva: Sfidat për eurointegrimin e Kosovës janë të qarta, por jo të pakapërcyeshme
-
Osmani: Integrimi me merita për të cilin flet BE-ja aq shumë, nuk po ndodh për Kosovën
-
Marta Kos: Rruga e Kosovës drejt BE-së shkon përmes dialogut e jo hapave të njëanshëm