Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vafije Krasniqi-Goodman, në natën e festës së Vitit të Ri, është rrezikuar nga një plumb qorr.
Ajo përmes një postimi në Twitter, ka treguar se plumbi qorr kishte depërtuar përmes dritareve dhe kishte qëlluar vetë 25 centimetra lag saj.
Deputetja Krasniqi-Goodman bëri thirrje që njerëzit të kenë kujdes, sepse nga plumbat qorr mund të vdes dikush ose eventualisht të lëndohen rëndë.
“Njerëz, nuk është kurrë e sigurt të gjuash një plumb qorr. Kjo ishte vetëm 25 centimetra larg nga vendi ku isha ulur mbrëmë në ora 12:21. Mendoni për njerëzit që mund t’i lëndoni jashtëzakonisht shumë, nëse veç nuk i vrisni duke e bërë këtë”, ka shkruar Krasniqi-Goodman.
People it is never safe to shoot a stray bullet. This was 10in from where I was sitting last night at 12:21. Think about the people you could extremely hurt if not kill doing this. pic.twitter.com/YFi0rorMdK
— Vasfije Krasniqi (@VasfijeKrasniqi) January 1, 2022
-
Pasojat e festimit me armë, dy të lënduar e disa vetura të dëmtuara
-
53 persona të lënduar nga mjetet piroteknike në natën e Vitit të Ri, dy nga plumbat qorr
-
Govori: Gjendja në Emergjencë natën e Vitit të ri ka qenë alarmante
-
Alarmi i rremë për bombë jep shkëndija për zhbllokim të Kuvendit
-
Selimi pas kërcënimit me bombë: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë të vazhdueshme