Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, ka theksuar se këtë vit numri i rasteve te reja të diagnostifikuara me kancer pritet të arrijë në 2000.
Në një status në rrjetin social Facebook, ajo ka bërë të ditur se ka prezantuar një amandamnet për Buxhetin e vitit 2023, për të blerë aparaturën e PET-CT, të cilën ka thënë se QKUK-ja nuk e ka. Ajo është një aparaturë e cila në mënyrë më të sofistikuar përdoret për të zbuluar dhe për të përcaktuar shkallën e përhapjes së tumorit.
“Në Kosovë, çdo vit regjistrohen deri në 1.500 raste të reja me kancer. Por, këtë vit, pritet të ketë rritje. Deri në fund të vitit, pritet që numri i rasteve të reja të jetë diku afro 2.000, deri në 400 vetëm me kancer të gjirit. QKUK-ja s’e ka aparaturën e domosdoshme PET-CT, e cila në mënyrë më të sofistikuar përdoret për të zbuluar tumorin, për të përcaktuar shkallën e përhapjes së tumorit, për të planifikuar radioterapi, për të vlerësuar përgjigjen ndaj trajtimit”, ka shkruar Zejnullahu.
Sipas saj shërbimi PET/CT ofrohet në një institucion privat shëndetësor dhe ekzaminimi me këtë aparaturë kushton një mijë euro.
“Për këto e shumë arsye të tjera kam propozuar që në buxhetin e Kosovës përkatësisht në Ministrinë e Shëndetësisë të shtohet edhe një nën program ri për blerjen e aparaturës shëndetësore, me emrin PET – CT. Shteti duhet të jetë afër qytetarëve e në veçanti pacientëve”, ka shkruar Zejnullahu.
Ajo ka kërkuar që qytetarët të kontaktojnë deputetët, pa dallim partie politike, dhe t’u kërkojnë që ata ta votojnë këtë amandament për Buxhetin e Kosovës.
-
OBSH: Rastet me kancer pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën deri në vitin 2050
-
Katër muaj pritje për shërbimin e skanimit PET/CT
-
Bëhet thirrje për ndërgjegjësim në diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit
-
Mbi një mijë raste të regjistruara me kancer në Onkologji
-
Për shtatë muaj evidentohen 1.530 raste të reja me kancer