Beograd, 13 korrik – Deputeti i Kuvendit të Serbisë, Gjorgje Vukadinoviq, deklaroi sot se kolegu i tij në parlament dhe udhëheqësi i Lëvizjes Atdheu (Pokret Otaxhbina) , Sllavisha Ristiq, po qëndron sot në moskë për të bisduar me përfaqësuesit e Dumes dhe të partisë në pushtet Rusia Unike mbi situatën në Kosovë, raportojnë mediat serbe, transmeton Koha.net.
ë një konference të jashtëzakonshme me gazetarët në Beograd, Vukadinoviq ka thënë se Ristiq do të nënshkruaj marrëveshje me partinë Rusia Unike të Putinit për veprim të përbashkët në çështjen e Kosovës.
Sipas tij, kërkesa e Ristiqit presidentit rus Putin dhe Dumës Ruse ka irrituar përfaqësuesit e pushtetit në Serbi dhe për këtë arsye ata kanë nisur një fushatë ndaj tij. Ai ka përmendur se pjesë e kësaj fushate të egër janë Aleksandar Martinoviqin, Ivica Daçiqin, Millosh Vuçeviqin, Marko Gjuriqin dhe Aleksandar Vulinin.
Mediat serbe përmendin se Vuçiq ka thënë se pikërisht Ristiq është ai që ka vendosur kufirin ndërmjet Kosovës e Serbisë, transmeton Koha.net.
-
Serbia tenton të ndikojë te vota serbe në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare
-
Serbia me strategji kundër aleancës ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci
-
Vuçiq paralajmëron armatim, thotë se rrezikohet nga aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci
-
Vuçiq: Vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet e hapura me Kosovën
-
Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi