Po vazhdon procesi i regjistrimit të deputetëve të Legjislaturës VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me pjesën e mbetur nga java që lëmë pas.
Koha.net mëson se deputeti më i votuar, Albin Kurti nga Vetëvendosje do të regjistrohet nesër në orën 09:00.
Numri i deputetëve të regjistruar, gjithsej ka arritur në 113, përfshirë Liburn Aliun nga Vetëvendosje i cili u regjistrua sot.