Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, ka theksuar se veprimet e kryetarit të Partisë Demokratike me protesta me molotov janë të ngjashëm me një skenar rus.
Gjatë një interviste për Top Channel, Bushati theksoi se hedhja e bombës molotov është e dënueshme dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk duhet të ndjekë skenarë rusë.
“Shoh Bashën që po përdor një skenar rus me bomba moltov dhe nuk i shkon përshtati opozitës. Basha është bërë dhe si ai i Koresë së Veriut për çështjen e ultimatumit. Ultimatumi një është nuk është shumës, Basha ka bërë rreth 270 të tilla. Më lejoni t’ju them se nuk cakton Basha apo Rama se kush është kryeministër, e caktojnë me vota shqiptarët. Në vitin 2017 Basha ishte pjesë e qeverisë, kishte ministra e zv/ministra, kishte një pjesë të mirë të pushtetit dhe për herë të parë zgjedhjet u pranuan nga të gjithë”, tha Bushati.
-
Rusia thotë se është e hapur për dialog me Evropën, por refuzon ultimatumet
-
Protesta e PD, molotovë e fishekzjarre drejt Kryeministrisë dhe Ministrisë së Energjisë
-
Maloku: Blloku opozitar po e imiton VV-në me populizëm në fushatë
-
Molliqaj: Hamza, “ministër në tentativë” i Kurtit
-
Vazhdojnë protestat e opozitës në Shqipëri - hidhen molotovë, fishekzjarrë e gaz lotsjellës