Deputeti gjerman, Knut Abraham, i ka bërë thirrje Komitetit të Ministrave të shteteve anëtarë të Këshillit të Evropës që Kosova të jetë rend dite në agjendën e takimit që do të mbahet në fund të kësaj jave.
Abraham ka thënë të hënën, se është momenti që në mbledhjen e së premtes në Torino të Italisë, të diskutohet për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KE.
“Koha për të vepruar. I bëj thirrje qeverisë italiane që tani ta vendosë në rend dite kërkesën e Kosovës, në mënyrë që të diskutohet në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës në Torino të premten. Momenti i duhur duhet të përdoret tani”, ka shkruar Abraham në Tëitter.
Të enjten, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.
“Sapo dolëm nga takimi me zëvendës sekretarin e përgjithshëm të KE dhe në emër të Kosovës propozuam kërkesën për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Evropës. Sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë e cila do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, asamblesë parlamentare dhe në fund edhe të Këshillit Ministror”, tha të enjten Gërvalla.
Zeit zu handeln: Ich appelliere an die italienische Regierung, den Antrag Kosovos jetzt auf die Tagesordnung zu setzen, damit er am Freitag im Ministerkomitee des Europarats in Turin besprochen werden kann. Der richtige Moment muss jetzt genutzt werden. @CoE @coe_ita
— Knut Abraham, MdB (@Knut_Abraham) May 16, 2022
-
Deputeti gjerman Abraham: Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE
-
Deputeti gjerman: Nëse respektojmë standardet, Kosova duhet të anëtarësohet në KiE
-
Gjermania e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Gjermania shpreh keqardhje për mospërmbushjen e obligimeve nga Kosova
-
Gërvalla: Komiteti i Ministrave të mblidhet e të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në KiE