Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Michal Roth, përmes një postimi në Twitter ka thënë se është kureshtar të shohë se çfarë arsyetimi do të ketë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për sulmin në Banjskë ku u vra një polic e u plagosen tre.
Ai ka thënë se bandat serbe me mbështetje nga Beogradi janë përgjegjëse për këtë.
“Dhuna brutale thjesht nuk mbaron kurrë. Tani ka vdekur një polic kosovar. Bandat serbe (me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Beogradi) ndoshta janë përsëri përgjegjëse për këtë. Jam kurioz të shoh se me çfarë justifikimi vjen këtë herë presidenti Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiq: Radoiçiq nuk ndiqet për krim, por për shkak të Kosovës
-
Rutte: NATO-ja pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësinë për sulmin në Banjskë
-
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë
-
DASH-i lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor
-
Hill: Sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës