Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët thonë se organizata dhe media fiktive përfituan miliona nga Telekomi

Është miratuar lista shtesë e dëshmitarëve të cilët do të thirren në intervistim para Komisionit parlamentar hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala.

Në këtë mbledhje të Komisionit, u pa shqetësuese se si media dhe organizata përfituan miliona euro nga PTK-ja, përkundër faktit se ishin fiktive, raporton KTV.

Kryesuesi i komisionit, Visar Ymeri, ka kërkuar që të thirren të gjithë drejtorët e kompanive të kontratave që po hetohen nga ky komision.

Këtu u kërkua që të intervistohen edhe ish-kryeshefat e Telekomit si dhe zyrtarët që udhëhiqnin Burimet Njerëzore në Telekom.

Ndërsa, u kërkua që të shqyrtohen edhe kontratat mbi vendosjen e antenave të PTK-së.

Si dëshmitarë-ekspertë janë propozuar Naim Maloku, Ismet Hamiti dhe Agron Dida.

Edhe Deputetët thonë se organizata dhe media fiktive përfituan miliona nga Telekomi Video Deputetët thonë se organizata dhe media fiktive përfituan miliona nga Telekomi

Komisioni vendosi, po ashtu, që dëshmitar i proceseve në PTK të jetë edhe Lamih Balaj, kryetar i sindikatës në këtë kompani.

Ndërsa, Komisioni ka vazhduar mbledhjen pa media, për diskutimin e angazhimit të ekspertëve për lëndët që janë nën hetim.