Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët thonë se interesat financiare e kanë lënë Kosovën pa karton të gjelbër

Një debat i thirrur shumë kohë më parë ka arritur të diskutohet tek sot në Kuvendin e Kosovës.

Me inicimin e deputetit të PSD-së Faton Topalli, deputetët kanë diskutuar për kartonin e gjelbër, raporton KTV.

Topalli ka thënë se që nga paslufta për polisat kufitare u paguan 200 milionë euro.

Deputetët kanë kërkuar të dinë se ku shkojnë saktë taksat që paguajnë mërgimtarët, derisa shumë prej tyre thanë se kjo temë po përdoret për poenë politikë, në prag të ardhjes së mërgimtarëve.

Rezoluta do të dalë për votim pas harmonizimit me të gjitha grupet parlamentare.