Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në seancën e Kuvendit ka ngritur çështjen e shtëpive muze të Jasharajve, ku ka kërkuar ndërmarrjen e masave për t’i shpëtuar ato.
Derisa, foli për miratimin e një amendamenti legjislaturën e kaluar që u nda buxheti për konservimin e atyre shtëpive.
“Amendamenti i miratuar në Kuvend do duhej t’i hapte rrugë konservimit dhe restaurimit të shtëpive muze në lagjen Jasharaj në Prekaz, por Agjencioni për mbrojtjen e Komplekseve Memoriale nuk bëri punën e duhur. Përkundër ndarjes së mjeteve financiare, kodit buxhetor për restaurimin dhe konservimin e shtëpive muze, puna nuk ka filluar as atëherë, as sot, e për më keq mjetet e planifikuara nuk u shpenzuan, ato u ridestinuan e disa nga to shkuan edhe në suficit”, tha Haxhiu.
deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur rreth kompleksit memorial Adem Jashari, sipas të cilit nëse nuk merren masa atëherë kullat e Jasharajve do të shemben.
“Në legjislaturën e kaluar ka kaluar Ligji për Kompleksin Memorail Adem Jashari, pastaj ka rënë Kuvendi dhe ky ligj është kthyer në pikën zero. Ka dy javë që kemi kërkuar që ky ligj të procedohet dhe të amendamentohet sa më shpejt dhe ta merr drejtimin e duhur dhe të zgjidhet sa më shpejt ky problem. Edhe një fakt, nuk po dua të hyj në detaje por është e vërtetë që ka pasur fonde të ndara për kompleksin memorial tash e sa vite. Ka pasur një projekt nga një arkitekt Perparim Rama, e që ka mbetur në sirtar e që nuk dihet ku ka mbetur”, theksoi Haradinaj.
Seanca po vazhdon me diskutime për pikat tjera.
-
Deputetët kërkojnë përgjegjësi për gjendjen në kullat e Jasharajve
-
Blakaj: Për konservimin e Kullës së Jasharajve nevojiten 6 milionë euro
-
Me gjithë shpenzimet milionëshe, dy kullat e Jasharëve në rrezik nga rrënimi
-
As sivjet nuk ka restaurim të kullave të Jasharëve në Prekaz
-
“Kullat e Jasharëve” po rrezikohen, institucionet të veprojnë shpejt