Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë punimet sot me fillim prej orës 11:00 me katër pika të rendit të ditës.
Ky është rendi i ditës:
1. Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca me kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,
2. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre,
3. Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me kartonin e gjelbër,
4. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare.