Komisioni për Arsim e ka njoftuar Prokurorinë e Shtetit në lidhje me shkeljet e kolegjeve private, të cilat i ka evidentuar Qendra Kombëtare për njohjen e diplomave (NARIC) në një raport të hartuar vitin e kaluar.
Sipas këtij raporti, disa kolegje nuk i kanë dorëzuar me kohë në Ministrinë e Arsimit kopjet e librave amzë ashtu siç parashihet me ligj, shkruan sot Koha Ditore. Problem tjetër i evidentuar në raport është mospërputhja e kopjes së librit amzë me listat e dorëzuara elektronike.
Po ashtu, sipas raportit, një pjesë e librave amzë s’kanë qenë fare të mbyllura me nënshkrim dhe vulë. Si pasojë e këtyre problemeve, një pjesë e studentëve të institucioneve private mund të kenë problem me validitetin e diplomave.
“Listat elektronike me kopjen e librave amzë nuk janë identike, sepse në ato elektronike ka më pak e kur i kanë dorëzuar librat amzë ka më shumë numër të studentëve”, thuhet në raportin e NARIC-it të cilin e posedon Koha Ditore.
Në këtë listë janë 27 institucione private tek të cilat janë evidentuar probleme në lidhje me listat e studentëve të tyre.
Prokuroria e Shtetit nuk është përgjigjur që nga java e kaluar nëse kanë nisur hetime në lidhje me shkeljet e institucioneve private të arsimit të lartë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Verifikohen mbi 15 mijë diploma problematike
-
Studentët e një gjenerate në UBT në vështirësi për vërtetimin e diplomave, faji hidhet te MASHT-i
-
VV: Studentëve të paregjistruar në librat amëz nuk iu njihet diploma
-
MASHT-i mban fshehtë raportin me shkeljet e kolegjeve private
-
Ministria degradoi zyrtaren që denoncoi shkeljet ligjore të kolegjeve private