Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët kërkojnë të shqyrtohet aplikimi për anëtarësim në BE

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Programin Kombëtar 2017-2021 për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, në seancën ku fillimisht votimi i këtij dokumenti u sabotua.

Pasi herën e parë nuk morri votat e mjaftueshme, kryesuesi i seancës Xhavit Haliti e riktheu atë për herë të dytë në votim, kur në sallë u bënë më shumë se 61 deputetë të pozitës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ata që duan të sabotojnë le të vazhdojnë, kur t’u mbushet mendja votoni. Por programi do të zbatohet”, ka thënë Haliti në votimin e parë, ku morën pjesë vetëm 55 deputetë. Ai e quajti sinjal jo të mirë mosmiratimin e këtij programi, vetëm dy ditë para mbajtjes së takimit të tretë të komisionit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Pas votimit të dytë, pro këtij programi votuan 64 deputetë.

Teksa ka arsyetuar programin, ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se i njëjti është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me institucionet zbatuese dhe përmban masat afatshkurtra njëvjeçare dhe afatmesme pesëvjeçare dhe që kanë për qëllim përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga MSA-ja. Përveç reformave kyç politike dhe ekonomike që kërkon MSA-ja, sipas ministres, Programi parasheh masa konkrete në kuadër të 33 kapitujve të “acquis” (tërësia e ligjeve v.j.) të BE-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.