Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, që janë edhe anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, kanë kërkuar që ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla të raportojë para këtij komisioni lidhur me zhvillimet e fundit në këtë ministri.
Deputetët Fitore Pacolli, Fatmire Kollçaku dhe Gazmend Gjyshinca i kanë bërë kërkesë kryetares së komisionit, Time Kadrijaj, që të ftojë me urgjencë në raportim Haradinaj-Stubllën, për të raportuar për punën që nga marrja e detyrës më 3 qershor, mëson KOHA.
Ditë më parë, Haradinaj-Stublla kishte pezulluar 40 vendime që ishin marrë nga ish-ministri Glauk Konjufca. Vendimet kishin të bënin me kthimin e diplomatëve me gradë më të ulët se ambasadorë e konsuj, e që janë në misione diplomatike më shumë se 4 vjet.

-
Ministrja Haradinaj thotë se të gjithë diplomatët kanë lidhje politike
-
Haradinaj-Stublla sot raporton për pezullimin e vendimit për kthim të diplomatëve
-
Haradinaj-Stublla kthen 50 diplomatë të karrierës
-
Deputetë opozitarë dorëzojnë në Prokurori dosjen e komisionit hetimor për punësimet në MPJD
-
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në Speciale