Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përmes një deklarate thotë se ka marrë vendim im që të bojkotojë punimet në Kuvendin e Kosovës deri më 6 prill, ditën kur pritet të merr një vendim i Gjykatës franceze për rastin Haradinaj.
Në këtë deklaratë thuhet:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të pakënaqur me angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës; Presidentit, Qeverisë por edhe Kuvendit në përshpejtimin e lirimit të Ramush Haradinajt, Grupi Parlamentar i AAK-së merr vendim ta bojkotojë Kuvendin e Kosovës, deri më 6 prill 2017.
Grupi Parlamentar i AAK-së, i bindur se nuk po ndërhyn në sistemin e drejtësinë, shtyrjen e vendimit për lirimin e Haradinajt, e konsideron padrejtësi në vete. Deputetët e AAK-së, janë të zhgënjyer me neglizhencën që institucionet e Kosovës e kanë pasur në rastin Haradinaj, por edhe në raport me fletë arrestet e kundërligjshme të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës.
Ne deputetët e AAK-së, kemi vendosur për këtë masë, me bindjen se kjo do të kuptohet drejt dhe do të nxisë angazhimin e duhur të shtetit të Kosovës në mbrojtjen e ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj”.