Dy deputetë të PDK-së dhe dy deputetë në koalicion me PDK-në sot sapo kanë shkuar në Ambasadën amerikane në Prishtinë, raporton KTV.
Deputetët që janë parë të hyjnë në Ambasadën amerikane janë Shaip Muja e Nait Hasani dhe Raif Çela (LB) e Labinotë Demi (PD).
Shaip Muja dhe Nait Hasani kanë paralajmëruar votën kundër demarkacionit.
Sot në Kuvendin e Kosovës është mbajtur takimi i Grupit Parlamentar të LDK-së në të cilin kanë marrë pjesë ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie dhe kryeministri i vendit Isa Mustafa.
Pas mbledhjes është thënë se deputetët e LDK-së janë unikë lidhur me demarkacionin.
Artikuj të ngjashëm