Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” ka vazhduar ditën e sotme në komunën e Obiliqit.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka thënë se është në prioritet kjo komunë, për shkak se i jep shumë Kosovës e në këmbim merr ndotje shumë të madhe.
"Sot me kryetarin Gashi jemi në Obiliq sepse është një nga prioritetet e Ministrisë. Është njëra ndër komunat ku do të kemi një vëmendje të theksuar në fushën e ambientit për shkak të ndotjes së ajrit që shkaktohet nga termocentralet", tha Matoshi.
Gashi, ka thënë se edhe si komunë e kanë prioritet çështjen e ambientit.
Ministri dhe kryetari kanë vizituar edhe deponinë ilegale në këtë komunë e cila është pastruar dhe së shpejti do të bëhet park i qytet
-
Matoshi: Kosova do të jetë ambientalisht mirë, kur Obiliqi të jetë mirë
-
Në “Ditën e Mjedisit” aksion pastrimi në liqenin e Vërmicës dhe disa komuna
-
Po vazhdon procesi i rrënimit të objekteve të pabanueshme në Obiliq
-
Matoshi thotë se planifikimin e ndërtimit të lagjes në afërsi të Liqenit të Badocit do ta trajtojnë sipas ligjit
-
Matoshi: Problem mbetet ndotja, prioritet mbrojtja e burimeve ujore