Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Departamenti i Shtetit me projekte të përbashkëta me UPZ-në

Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën e ka vizituar një delegacion nga Departamenti i Shtetit- Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Pjesë e delegacionit, thuhet në komunikatë, ishin zonja Jen MacArthur, zyrtare regjionale e gjuhës angleze nga Ambasada Amerikane në Beograd, Mark Naylor, asistent i Zyrtarit për Marrëdhënie me Publikun në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

Ata u pritën nga rektori, Ramë Vataj, Prof. Ass. Dr. Sejdi Sejdiu, udhëheqës i Departamentit të Gjuhës Anglezë në Fakultetin e Filologjisë dhe Prof. Ass. Dr. Sermine Turtulla profesoreshë e gjuhës angleze në këtë departament, transmeton Koha.net.

“Temë diskutimi ishte mundësia e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta. Vataj i njoftoi mysafirët me gjendjen ekzistuese në UPZ, ku theksoi se dega e gjuhës angleze në Prizren ka traditë të gjatë edhe para se të themelohet Universiteti i Prizrenit”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu Vataj theksoi se interesimi për të studiuar gjuhën angleze është shumë i madh, duke shtuar se gjuha angleze është lëndë obliguese në secilin fakultet.

Edhe “Espace France” zhyt Prizrenin në kulturën franceze Kulturë “Espace France” zhyt Prizrenin në kulturën franceze

Vataj tha se mirëpret ndonjë ndihmë nga ana e Ambasadës Amerikane në lidhje me zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij departamenti duke potencuar se UPZ ka mundësi të vogla buxhetore aktualisht. Ai barti të ditur se UPZ ka siguruar mbështetje nga Departamenti i Shtetit për themelimin e Klinikës Penale Juridike në Fakultetin Juridik, për të cilën gjë tha se u janë mirënjohës.

Kurse Jen MacArthur tha se ndihet e kënaqur që ka mundësi të njihet më gjendjen e UPZ-së. Ajo theksoi se fokus i tyre është që të lidhin njerëzit mes kufijve përmes projekteve të përbashkëta. Gjatë kësaj vizite në UPZ ky delegacion vizitoi edhe departamentin e gjuhës angleze në Prizren.