Arbëri

Dënohet përdhosja e varrezave në komunën e Lipjanit

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Adrijana Hoxhiq ka dënuar ashpër përdhosjen e varrezave për herë të dytë në këtë vit në komunën e Lipjanit.

“Përdhosja e varrezave në komunën e Lipjanit është për çdo dënim të ashpër”, thuhet në reagimin e saj dërguar mediave.

Në reagim Hoxhiq thotë se “konsideroj se ky akt për të cilin ne si shoqëri duhet të ndihemi si të turpëruar, duke marrë parasysh përkatësinë tonë etnike dhe fetare”.

“Prandaj, apeloj së pari në organet lokale të komunës së Lipjanit, që në bashkëpunim me organet e rendit dhe të paqes, të iniciojnë të gjitha mekanizmat e domosdoshme që autorët të gjenden dhe të ndëshkohen në mënyrë adekuate”, përfundon reagimi i saj.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh thotë se dje është raportuar se në varrezat ortodokse në Lipjan, nga persona ende të panjohur janë dëmtuar disa pllaka të varreve.

"Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime intenzive në lidhje me rastin", thuhet në raport.