Një grup organizatash joqeveritare serbe, përmes një kumtese, kanë dënuar atë që ato e kanë quajtur dhunë nga njësitë speciale të policisë kundër qytetarëve pjesëmarrës në takim dhe gazetarëve që kanë raportuar dje rreth arrestimit të Marko Gjuriqit, transmeton Koha.net.
Këto OJQ, veprimin e policisë kanë quajtur joprofesional ndërsa në kumtesën e tyre kanë paraqitur disa kërkesa për Qeverinë e Kosovës, Zyrën e Bashkimit Evropian e EULEX-in, Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe për përfaqësuesit serbë në institucionet e Kosovës.
Kjo është kumtesa e këtij grupi të OJQA-ve:
Grupi i organizatave joqeveritare nënshkruese të këtij njoftimi, pas bisedës me dëshmitarët, pjesëmarrësit e tryezës së rrumbullakët të mbajtur më 26 mars 2018 në Mitrovicën e Veriut dhe analizës së xhirimeve të bëra gjatë aksionit të djeshëm, fuqimisht dënon përdorimin pa mëdyshje të tepruar të dhunës nga njësitë speciale të policisë kundër qytetarëve pjesëmarrës në këtë takim dhe gazetarëve që kanë raportuar nga kjo ngjarje.
Xhirimet që dje u shfaqën në Kosovë dhe regjion qartë tregojnë veprim të anshëm dhe joprofesional të pjesëtarëve të njësive speciale, dhunë të kryer kundër pjesëmarrësve të kësaj tryezë të rrumbullakët, në mesin e të cilëve, duhet të theksojmë, përveç përfaqësuesve joformalë të komunitetit serb, ishin edhe zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, respektivisht një ministër në Qeverinë e Kosovës.
Edhe
Dy prokurori merren me aksionin që ia vuri prangat Gjuriqit
Lëndimi i njerëzve të cilët i ishin bindur urdhrave dhe tregonin qellim të qartë për të bashkëpunuar me policinë gjatë këtij aksioni tregon përdorim të qëllimshëm të dhunës dhe mbisundim të urrejtjes etnike të pjesëtarëve të forcave speciale të policisë kundrejt profesionalizmit. Andaj, nënshkruesit e kësaj deklarate shprehin shqetësim publik me rastin e veprimeve institucionale represive në baza etnike, respektivisht mos mbrojtje ligjore dhe institucionale të komunitetit serb në Kosovë.
Veprimet e djeshme të njësive speciale të Policisë së Kosovës, të cilat kanë vepruar sipas urdhrave të institucioneve përkatëse në Qeverinë e Kosovës, paraqesin shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të njeriut dhe atyre qytetare, përfshi mbrojtjen kundër trajtimit degradues dhe torturës, të drejtën për tubim dhe lirinë e shprehjes dhe të drejtën në informim dhe lirinë e raportimit. Shqetësim të veçantë paraqet sjellja joprofesionale dhe veprimet e dhunshme të pjesëtareve të njësive speciale ndaj gazetarëve dhe ekipeve të kameramanëve të mediave të cilët atje vetëm ishin duke e kryer punën e tyre, shkaktimi i lëndimeve trupore dhe shkatërrimi i pronës së tyre.
Lidhur me këtë, grupi i organizatave civile, nënshkruese të këtij njoftimi, kërkon si në vijim:
1. Që Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme të urdhërojnë hetim urgjent për përdorimin e forcës së tepruar gjatë ngjarjes në Mitrovicën e Veriut më 26 mars 2018 dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore kundër personave të cilët, duke u bazuar në preferenca personale ose përgjegjësi komanduese, shkaktuan lëndime trupore dhe shkelje të dinjitetit të pjesëmarrësve dhe pjesëmarrëseve në tryezën e rrumbullakët në Mitrovicën e Veriut.
2. Që Zyra e Bashkimit Evropian dhe Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit - EULEX të marrin pjesë në mënyrë aktive në përpjekjet për të sqaruar rrethanat që kanë sjellë te angazhimi i njësive speciale dhe për të vlerësuar keqpërdorimin e autorizimeve dhe veprimeve të këtyre njësive.
3. Që Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe organizatat e shoqërisë civile anembanë Kosovës të dënojnë dhunën kundër gazetarëve dhe shkatërrimin e pronës së tyre gjatë raportimit nga tryeza e rrumbullakët e mbajtur në Mitrovicën e Veriut.
Nga përfaqësuesit politik të komunitetit serb në Kosovë dhe përfaqësuesit e tyre në Qeveri dhe
Kuvendin e Kosovës kërkojmë:
Edhe
Institucionet nën presion për ta hetuar aksionin policor për arrestimin e Gjuriqit
1. Që përfaqësuesit e serbëve në institucionet e Kosovës të ndërmarrin hapa këmbëngulës institucional në mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të qytetarëve serb në Kosovë;
2. Që, duke e përdorur të gjithë ndikimin dhe potencialin e tyre negociues, të nisin iniciativën për rishikimin e kornizës ligjore dhe praktikat që kanë të bëjnë me funksionimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës në mjediset me shumicë serbe, të insistojnë në fuqizimin e sistemit të kontrollit civil, respektivisht të pjesëmarrjes më të madhe të përfaqësuesve të komuniteteve jo shumicë në mekanizmat e kontrollit të forcave speciale të policisë;
3. Që, në pajtim me modelet e vendimmarrjes politike përjashtuese, të cilët u vërejtën dje gjatë ngjarjeve të pakëndshme, të ndërmarrin hapa strategjik për të parandaluar formimin potencial të levave të ngjashme represive kundër komuniteteve jo shumicë në Kosovë.
Mitrovicë e Veriut Nënshkruesit e njoftimit:
Më 27 mars 2018 OJQ “Aktiv”
OJQ “Qendra për Avokimin e Kulturës Demokratike” ACDC
(Centar za zastupanje demokratske kulture)
Edhe
Kërcënohen me jetë organizatorët e protestës anti Vuçiq në Mitrovicë
OJQ “Qendra Humane Mitrovicë” (Humani centar Mitrovica)
OJQ “E drejta e gruas” (Žensko pravo)