Policia Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se është zbatuar plani operativ për largimin e lëmoshëkërkuesve nga Shqipëria, por edhe ata kosovarë, me ç’rast ditë më parë janë kapur 44 persona, që kanë shkelur Ligjin për kundërvajtje.
Sipas njoftimit të Policisë, nga ky numër i lëmoshëkërkuesve 25 janë të rritur dhe 19 fëmijë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të rriturit kanë kaluar nëpër procedura gjyqësore dhe shumica prej tyre janë dënuar. Më pas, në mënyrë të organizuar, ata që kanë qenë nga Shqipëria janë shoqëruar për në kufi dhe i janë dorëzuar autoriteteve të kufirit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha.
Ai ka theksuar se Policia në Prizren ishte njoftuar nga shoqatat e biznesit për rritjen e numrit të lëmoshëkërkuesve, kryesisht të atyre që këtë e bëjnë në mënyrë të bezdisshme, me ç’ rast shqetësojnë qytetarët, por edhe turistët në qytet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.