Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dënime me kusht për tragjedinë në Spitalin modular në Tetovë

Gjykata Themelore në Tetovë ka dënuar me nga 1 vit e gjysmë burgim me kusht dy drejtorët e spitalit, Florin Besimi dhe Artan Etemi, për tragjedinë e shtatorit të vitit 2021 ku vdiqën 14 persona.

Spitali modular në Tetovë ishte përfshirë nga zjarri, ku si pasojë vdiqën 14 persona.

Të dy drejtorët mbesin në liri nëse nuk e përsërisin veprën në tre vitet e ardhshme.

Ndër të tjera, sipas vendimit të Gjykatës, ata janë shpallur fajtor pasi nuk kanë instaluar mjete të përshkruara për mbrojtjen nga zjarri duke shkaktuar kështu rrezik për jetën e njerëzve dhe pacientëve me Covid-19, raporton Alsat.

Spitali i Tetovës është dënuar me para në vlerë prej 1 milion denarë (mbi 16 mijë euro), që sipas trupit gjykues duhet t’i paguajë 30 ditë pas sjelljes së vendimit.

Ndërsa trupi gjykues ka lënë të lirë mjekun Boban Vuçevski i cili ngarkohej me veprën penale “mos-respektim i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Edhe 18 të arrestuar për tragjedinë në Koçan Rajon 18 të arrestuar për tragjedinë në Koçan

Viktimat e tragjedisë në Tetovë ishin pacientë të prekur me Covid-19, të cilët po merrnin trajtim në objektin modular të spitalit të Tetovës.