Komuna e Kaçanikut ka dënuar aktet e vandalizmit derisa gjatë periudhës së fundit kohore në këtë qytezë disa grupe të ndryshme të të rinjve kanë dëmtuar dhjetëra stola nëpër parqe, disa shtylla të ndriçimit publik, 10 shporta të mbeturinave e disa drunj dekorativë.
Zyrtarët komunalë të Kaçanikut nëpërmjet një komunikate shtypi kanë kërkuar nga qytetarët ta ruajnë pronën publike, derisa për çdo investim të projekteve apo për mirëmbajtjen e tyre duhet të shpenzohen qindra e mijëra euro të taksapaguesve të këtij vendi, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
Artikuj të ngjashëm
-
Shqiptohen gjoba për hedhje të mbeturinave vëllimore në hapësira publike në Prishtinë
-
Dëmtohet simboli i UÇK-së në Kaçanik, policia nis hetimet
-
Dëmtohet një varr në Kamenicë
-
Komuna e Drenasit paralajmëron masa për zjarret e qëllimshme dhe sabotimin e ndriçimit publik
-
Zjarr në një lokal në rrugën Kaçanik-Ferizaj