Partitë opozitare t Komunës së Vitisë vlerësojnë se qeverisja lokale nuk mbikëqyr punimet dhe cilësinë e asfaltimit të rrugëve, ndërsa pasojë e kësaj shumë rrugë të reja dëmtohen shpejt shkaku i cilësisë së dobët të punimeve.
Ata theksojnë se pushteti në vazhdimësi ka refuzuar që në kuadër të buxhetit për investime kapitale të specifikonte çdo projekt të asfaltimit të rrugëve, qoftë urbane apo lokale, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja të kësaj komune deklarojnë se cilësia e dobët e asfaltimit të rrugëve është pasojë e projektimeve ad hoc, ku edhe kompanitë neglizhojnë punën e tyre.
Bekim Azizi, këshilltar komunal nga radhët e PDK-së deklaron se fajtore për cilësinë e dobët të punimeve është Komuna, e cila nuk mbikëqyrë punimet. Ai thotë se këtë shqetësim e kanë ngritur, mirëpo Komuna ka dështuar që t’i përmirësonte gabimet.
“Problemi është te komunarët që nuk mbikëqyrin punimet dhe ka tolerancë të madhe, sepse ka raste kur shtresa e asfaltit është paraparë 7 cm, kurse janë shtruar vetëm 2 sosh dhe ajo nuk mund të jetë e qëndrueshme dhe këtë e kemi ngritur shqetësim, por prapë kjo vazhdon. Edhe ajo që është asfaltuar në qendër ka dëmtime megjithëqë e ka pasur bazën, por për shkak të shtresës së hollë të asfaltit në çdo vend parimisht është njëjtë. Kjo praktikë është edhe nëpër fshatra. Një e tillë është edhe rruga e Lubishtës, që është asfaltuar para një viti e prapë është dëmtuar. Rruga e fshatit Tërpezë ishte asfaltuar brenda 2 javësh, por është dëmtuar dhe gjendja është njësoj edhe nëpër lagje”, ka thënë Azizi, i cili ka vënë në dukje se në kuadër të buxhetit pushteti nuk specifikon se në cilat lokalitete duhet të investohet, por investimet ndodhin në bazë të preferencave të qeverisjes lokale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.