Organizata ”Demokracia Studentore” nëpërmjet një komunikate për media ka akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe ministrin e Arsimit për gjendjen e brishtë në sektorin e arsimit në përgjithësi.
Sipas kësaj organizate arsimi në Kosovë është degraduar pikërisht nga Ministria e Arsimit, derisa nuk ka hartuar ndonjë plan strategjik për ta rritur cilësinë e tij.
“Natyrisht, si në çdo vend, edhe në Kosovë përgjegjësinë kryesore për t`i zgjidhur problemet me të cilat shoqërohet arsimi , e ka Ministria e Arsimit dhe Qeveria. Të gjithë e dimë që sistemi arsimor në Kosovë është në krizë të thellë, por çështja është se si të dalim nga kjo krizë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj, ka premtuar se do t’i jep prioritet sektorit te arsimit, por tashmë po dëshmohet se ishte vetëm premtim fushate”, thuhet në komunikatën e Demokracisë Studentore. Mexhid Ramusa, përfaqësues nga kjo organizatë nëpërmjet kësaj komunikate ka deklaruar se defektet kryesore janë tek Ministria e Arsimit dhe strukturat e saj, andaj duhet të ndryshojë qasjen që ka në udhëheqjen e sistemit arsimor.
“Për t`i zgjidhur problemet, që sa vijnë e rëndohen në sistemin arsimor, nuk mjafton vetëm të analizohet dhe proklamohet, por edhe të veprohet konkretisht dhe te merret prokuroria me inspektorët e korruptuar. Edhe ministria jonë, si shumica e ministrive të shteteve të tjera evropiane, ka pranuar reformat në sistemin arsimor, por ky sistem te ne reformimi si duket ka mbetur vetëm në letër”, ka thënë ai.
-
Demokracia Studentore: Arsimi në Kosovë është degraduar nga politika
-
Demokracia Studentore akuzon Ministrinë e Arsimit për degradim të arsimit
-
Shqetësimet e të rinjve, prijnë arsimi i dobët dhe shërbimet jo të mira shëndetësore
-
Haradinaj: Qeveria në vend që të bëhej aleate e mësimdhënësve, i ka goditur në xhep e dinjitet
-
Kurti: Defektet në sistemin e arsimit s’mund të rregullohen përnjëherë e shpejt