Hulumtuesi i GAP, dhe analisti, Agron Demi ka llogaritur milionat publike që sipas tij, politikanët kosovarë ia kanë humbur Kosovës.
“Qeni i keq ta sjell ujkun në torishte, politikanët e keq ta sjellin fiken në shtet. Vetëm disa prej pareve që ka kanë shku kot”, ka shkruar ai në profilin e tij duke numëruar disa raste të humbjes së milionave eurove të parave publike.
“53 milionë euro për Bechtel&Enka, (mbi atë 1.4 miliardësh); 30 milionë euro për Z-Mobile (mbi atë dëm qindra milionësh nga shkatërrimi i PTK); 5 milionë euro për pasaporta; 40 milionë euro pagesa për dënime gjyqësore në gjashtë vitet e fundit; 8 milionë € paga në vit për 80 zëvendësministra, qindra këshilltarë politik... 100 milionë euro (mesatarisht) në vit shpenzime në procedura joligjore sipas Auditorit të Përgjithshëm; 30 milionë euro që po bëhen gati për zgjerimin e pistës së aeroportit të privatizuar; 11.2 milionë euro në vit për RTK, që është shndërruar në medium privat të partive në pushtet; 80 milionë euro për "veteranët e luftës", 80% e të cilëve janë futur me mashtrim në lista”, ka shkruar Demi në profilin e tij në Facebook.
-
Demi ua kujton disa figurave politike trajtimin jashtë vendit me para të shtetit
-
Demi: RTK-në duhet me e mbyllë, nuk mund të shpëtohet
-
Abdixhiku: Në Kosovën e PAN-it gati 200 milionë euro të shpërdoruara për një vit e gjysmë
-
Demi: Keqpërdorimet milionëshe të Rikalos s’janë hiç më të veçanta se sa të Lekajt, Bytyqit, Pacollit e Beqajt
-
Demi e quan krim financiar atë që po ndodh në PTK, drejton gishtin kah Beqaj