Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Demi numëron katër veprimet e errëta të qeverisë Haradinaj

Kolumnisti i rregullt i Kohës Ditore, Agron Demi, ka komentuar ditët e para të qeverisë Haradinaj, duke ia numëruar kësisoj disa nga veprimet e tij që bën bujë edhe në opinionin publik.

Fillimisht ka përmendur rastin e ministrit të Bujqësisë Rikallo, të cilin banorët e Dardanisë në kryeqytet e mbajnë mend t’i ketë torturuar. Ka përendur edhe angazhimin e këshilltarit për çështje të veteranëve, kërcënimin e deputetit Bekë Berisha, dhe në fund fyerjen që kryeministri ua bëri gazetarëve në një konferencë për media.

Më poshtë po e japim të plotë shkrimin e Demit:

Për 4 ditë qeverisje:

1. Del se një nga ministrat ka torturu shqiptar gjatë viteve '90.

2. Kryeministri angazhon si këshilltar një të dyshuar për lidhje me krimin.

3. Një deputet i partisë së kryeministrit kërcënon gazetarin e Insajderit me “plumb në ballë”.

4. Për Kryeministrin krejt gazetarët duhet me shku në shkollë.

Nesër dita e re...

Artikuj të ngjashëm