Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Demi numëron gabimet e qeverisë për demarkacionin

Analisti Agron Demi thotë se qeveria ka bërë disa gabime në çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Duke përmendur vonesën e hedhjes në Kuvend të propozimit të demarkacionit, Demi ka thënë se ky “ishte vetëm gabimi i parë i qeverisë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Formimi i komisioneve për të bindur të tjerët”, është gabimi tjetër i qeverisë, sipas Demit.

Në Interaktiv të KTV-së, Demi ka thënë po ashtu se kushti që Kosova ta votojë demarkacionin në mënyrë që të fitojë liberalizimin e vizave, është pranuar nga qeveria sepse ka dashur që t’i bënte presion opozitës për të pranuar demarkacionin.

“Është gabim që është pranuar nga Kosova si kusht. Por nuk është kushti i vetëm. Ka edhe çështje tjera si korrupsioni”, ka thënë ai.

Demi thotë se zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje për çështjen e demarkacionit. Ai thotë se kjo çështje është më mirë që të shkojë në Kuvend dhe nëse nuk kalon, shkon në Gjykatën e Arbitrazhit që do të vendoste përfundimisht për të.

“Nëse ky koalicion nuk mund ta votojë demarkacionin, zgjedhjet nuk do të rregullonin çështjen. Çdo sondazh ka treguar se ky koalicion qeverisës nuk do të ketë votat që ka tash dhe do të ketë edhe më të vështirë themelimin e qeverisë”, ka shtuar ai.