Kolumnisti i rregullt i Kohës Ditore, Agron Demi, ka thumbuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjen të cilat në vazhdimësi thonë se nuk pranojnë votat e Listës Serbe për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.
“Logjika e disa partive opozitare: "nuk duam që me votat e Listës Serbe të rrëzojmë Qeverinë, kësisoj le të vazhdoj Lista Serbe me qeverisë me vendin dhe me menaxhu me asetet shtetërore", ka shkruar Demi në Facebook.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje, edhe në tryezën e tretë të organizuar nga subjektet politike, ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje. LDK-ja, edhe pse thotë se janë të gatshëm të nënshkruajë mocionin për rrëzimin e qeverisë, por se si opozitë s’i kanë numrat, thonë se nënshkrimet e Listës Serbe assesi nuk do t’i pranojnë.
-
Me Listën Serbe s’bëjmë koalicion si në të kaluarën, thotë Konjufca
-
Deda: Logjika e thotë që opozita e tashme të bëhet Qeveria e ardhshme
-
Konjufca thotë se mocioni për rrëzimin e Qeverisë është dashur të sillej në Kuvend gjatë qershorit
-
Sejdiu: Nëse Konjufca mund ta rrëzojë Qeverinë me Listën Serbe, nuk i duhet PSD-ja
-
Kuçi: Nëse opozita i bënë 61 vota le ta rrëzojë Qeverinë