Vepra penale, e cila pretendohet se është kryer në aferën “Pronto” është kryer në vitin 2011. Duke pasur parasysh se ajo është e dënueshme deri në 5 vjet, i bie që parashkrimi i këtij rasti të ndodhë pas 10 vjetësh. Konkretisht, lënda mund të parashkruhet brenda 2 vjet e 4 muajsh, pra deri në nëntor të vitit 2021.
Për Arton Demhasajn nga Organizata “Çohu”, edhe aferën “Pronto” mund ta presë “fati” i parashkrimit pikërisht për shkak të neglizhencës, fillimisht të trajtimit me vite nëpër Prokurori, e pastaj edhe pas ngritjes së aktakuzës tani në gjykatë, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Ky rast, i cili dihet për jehonën që e ka bërë në publik, me gjasë qëllimisht po zvarritet. Nuk ka arsye tjetër që gjykata të mos fillojë me shqyrtim të kësaj lënde. Po lejon që të ngushtohet afati dhe të shkohet drejt parashkrimit. Përderisa gjykata nuk jep ndonjë arsye se përse kjo lëndë nuk po shqyrtohet, atëherë këtu ka diçka”, ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Rasti i aferës “Pronto”, tre muaj para parashkrimit
-
“PRONTO”: 10 vjet prej përgjimeve, 3 vjet nga aktakuza, 6 muaj larg parashkrimit
-
Akuza e brishtë lë të lirë “Pronton”
-
Demhasaj: Zgjedhjet e 9 shkurtit, më të paparashikuarat në historinë e Kosovës
-
Demhasaj: Pushteti s'mund të arsyetohet për asgjë, i pati 4 vjet