Një breshër i madh dje ka goditur Rahovecin, duke shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore.
Nga fotografitë që sot qytetarët kanë postuar nëpër rrjetet sociale shihet se dëmet janë mjaft të mëdha, dhe mjaft shumë janë dëmtuar edhe vreshtat, për të cilat Rahoveci është i njohur, transmeton Koha.net.
Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi sot ka nënshkruar një vendim për formimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri në bujqësi.
Ende nuk dihet me saktësi sa është dëmi i shkaktuar, por kjo pritet të dihet pas vlerësimeve që do t’i bëjë ky komision në terren.
Më poshtë keni disa fotografi nga dëmet e shkaktuara nga breshëri.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna thotë se dëmi i shkaktuar nga breshëri në Rahovec është mbi 2 milionë e 600 mijë euro
-
Dëmet nga moti në komunën e Rahovecit vlerësohen mbi 5 milionë euro
-
Rahoveci kërkon ndihmën e Qeverisë për të kompensuar dëmet milionëshe që i bëri breshëri
-
Breshëri dëmtoi të mbjellat në Rahovec
-
Breshëri godet disa fshatra në Rahovec, dëmton kulturat bujqësore